Sot derbi, Tirana për të ndryshuar historinë ndaj Partizanit, Alban Hoxha nga qelia në fushë

  • 5 years ago
Pas 14 ndeshjeve pa fitore përballë Partizanit, bardheblutë do të zbresin sot në orën 18:00 në stadiumin ?Selman Stërmasi? për të ndryshuar historinë. Tirana në krizë do të luajë edhe pa tifogrupin ?Tirona Fanatics?, ndërsa Partizani kërkon fitore për të konsoliduar vendin e parë.

Edhe pse në konferencën e shtypit deklaroi se kapiteni nuk do të jetë në fushë, trajneri Skënder Gega ka ndryshuar mendje, pasi do ta aktivizojë nga minuta e parë në fushë Alban Hoxhën.

Portieri u arrestua të dielën e kaluar, pasi drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, por gjykata e liroi duke e lënë në detyrim paraqitje. Derbi i sotëm është i 151 në histori, 63 janë fitoret e Partizanit, Tirana 40, kurse 47 ndeshja janë mbyllur në barazim. Derbin e parë për këtë edicion e fitoi Partizani 1-0.

Recommended