Report Tv-Tirana ka ndryshuar’/ Veliaj i dhuron ‘Çelësin e Qytetit’ ministres austriake

  • 6 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti dje në një takim Ministren Federale të Austrisë për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Karin Kneissl. Fjalët e saj të para iu kushtuan transformimit që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit. ?Tirana ka ndryshuar, falë edhe politikave të përgjegjshme të ndjekura për zhvillimin e saj?, tha ajo, teksa u shpreh e vlerësuar edhe për marrjen e ?Çelësit të Qytetit? nga kryebashkiaku Veliaj.

Nga ana e tij, kreu i Bashkisë së Tiranës theksoi marrëdhëniet e shkëlqyera historike që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Austrisë, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen që Austria i jep vendit tonë në proceset integruese. Në frymën e kësaj miqësie që ekziston mes Austrisë dhe Shqipërisë, por edhe të bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve austriake, kryebashkiaku Veliaj i dhuroi ministres Kneissl ?Çelësin e Qytetit?.

?Dua t?ju jap këtë simbolikë të Tiranës, qytet i cili ka një histori të pafund lidhjesh me Austrinë, veçanërisht me Vjenën, por edhe me qytete të tjera, ndaj dhe ju keni shumë miq këtu. Ju?a japim ?Çelësin e qytetit? në shenjë respekti, si një derë e hapur miqësie. Ky është fillimi i një miqësie të gjatë dhe të bukur, ndaj po e dorëzoj në duart tuaja?, tha Veliaj.

Ministrja austriake falenderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për këtë vlerësim dhe theksoi ndryshimin e madh që ka pësuar Tirana, si pasojë e politikave të duhura. Ajo theksoi se këto ndryshime, por edhe mikpritja që ka gjetur në Tiranë, e kanë bërë të ndihet shumë mirë.

Recommended