Ora News - “Elita 5” performon sot te Amfiteatri, Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit”

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Grupi legjendar i rokut ?Elita? 5 do të ndezë mbrëmjen e sotme skenën e Amfiteatrit të Liqenit, për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit, me disa prej këngëve të tyre më të mira.

Para koncertit, anëtarët e grupit u pritën në një takim të veçantë nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi për frymëzimin e shumë të rinjve shqiptarë dhe për spektaklin që do t?u ofrojnë sot qytetarëve të Tiranës. Në shenjë mirënjohje, Veliaj i dorëzoi vokalistit Arif Ziberi ?Çelësin e Qytetit?, si një shenjë se për miqtë dyert e qytetit janë gjithmonë të hapura.

Kryebashkiaku tha se ?Elita 5? kanë luajtur një rol të rëndësishëm në shoqërinë shqiptare sepse kanë hapur një dritare të re, në një kohë kur Shqipëria ende nuk e dinte se përtej kufijve të saj ekziston edhe një botë tjetër.

Erion Veliaj: ?Jo se kohët janë më të vështira se ç?kanë qenë, por për të treguar edhe pak bujari, Çelësin e Qytetit mund ta rezervojmë vetëm për miq të veçantë, që vijnë pa trokitur, që vijnë në çdo orë të ditës dhe të natës, që janë si në shtëpinë e tyre. ?Elita 5? na ka ndryshuar jo vetëm pikëpamjen për botën, por na ka hapur një dritare në botë, në një moment kur Shqipëria ende nuk e kishte njohur që përtej Adriatikut kishte një botë tjetër?.

Kreu i Bashkisë u shpreh se përmes muzikës së tyre në këto 3 dekada, grupi legjendar i rokut na ka kujtuar se ka më shumë gjëra që na bashkojnë, se sa ato që na ndajnë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/elita-5-performon-sot-te-amfiteatri-veliaj-i-jep-celesin-e-qytetit

Recommended