Ora News - Mbillen pemë në Kombinat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës nis mbjelljen me bimësi të lulishteve në zonën e Kombinatit. Kryebashkiaku, Erion Veliaj, premtoi për vitin e ardhshëm, investime në zonën e Astirit.

Aksioni për mbjelljen e pemëve ka prekur edhe zonën e Kombinatit.

Në zonën ?Musine Kokalari?, bashkia e Tiranës nisi mbjelljen me bimësi të lulishteve.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se njësia 6 është një nga zonat ku është investuar më shumë, duke përmendur punimet që po kryhen në rrugën kryesore, nga mbikalimi te fabrika e miellit deri në Kombinat.

Veliaj: Po mbaron aksi kryesor, kemi mbaruar investimet në Varrezat e Sharrës, kemi bërë rrugën deri në kthesën e Sharrës dhe gjithë ?Aleksandrin e Madh?. Do të vazhdojmë me investimin te ?Misto Mame?, për të përfunduar këtë vit me këto dy blloqe dhe aksin kryesor të Kombinatit, e pastaj për të vazhduar vitin tjetër në të gjithë zonën e Astirit dhe në të dy krahët e rrugës së Kombinatit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/mbillen-peme-ne-kombinat

Recommended