Tragjike, vdesin pas hedhjes nga kati i 8
- 5 years ago
5 muaj pasi u transferuan nga fshati Qerreshnik i Beratit në shtëpinë e re që ndodhet në katin e 8 të këtij pallati në lagjen 13, çifti i Kujtim dhe Këze Agalliu i dhanë fund jetës në mënyrë tragjike. Policia i gjeti në mëngjes herët të pajetë në sheshin poshtë pallatit.
Nga këqyrja e trupave dyshohet se ata kanë humbur jetën pas hedhjes nga kati i tetë i apartamentit ku banonin. Dëshmitarë në vendngjarje pohuan se 78-vjeçari kishte shtyrë fillimisht gruan nga ballkoni dhe më pas kishte kërcyer dhe vetë. Të afërm të çiftit thonë se Kujtim dhe Këze Agalliu ishin të pakënaqur me jetën e re dhe se prej kohësh kishin kërkuar të ktheheshin në fshat.
Tre fëmijët që kishin në emigracion, dy djem dhe një vajzë u kishin blerë me kursimet e tyre shtëpinë në Berat dhe kishin pajtuar një grua që të kujdesej për ta gjatë ditës. 78-vjeçari vuante prej dy vitesh nga probleme të shëndetit mendor ndërsa gruaja i ishte nënshtruar dy ndërhyrjeve kirurgjikale, pasi ishte prekur nga një sëmundje tumorale.

Recommended
Report TV -Do i shembet shtesa pa leje, gruaja në Fier kërcënoi me hedhje nga kati i katërt
Report TV
Histori shqiptare nga Alma Çupi - Laboratori ku analizohen makaronat perpara hedhjes ne treg
RTV KLAN