Ora News - Plagosja e polices, arrestohet autori i hedhjes së kapsollës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohet autori i hedhjes së kapsollës gjatë protestës së djeshme para Kuvendit, që i shkaktoi dëmtimin e gishtave të dorës efektives së policisë Ina Nuka.

18 vjeçari Daniel Dobra u arrestua te rruga e Kavajës.

"Shërbimet e Policisë Tiranë identifikojnë dhe kapin në kohë rekord autorin e plagosjes së efektives së Policisë, shtetases Ina Nuka. Nga shërbimet e Policisë Tiranë falë një pune të mirë organizuar hetimore u bë identifikimi dhe kapja në kohë rekord e autorit të plagosjes, shtetasi Daniel Drobaj, 18 vjeç, banues në Tiranë.

Në ngarkim të këtij shtetasi do të referohen materialet pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale ?Plagosje e rëndë me dashje?, ?Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe në manifestime të paligjshme?, ?Prishje e rendit dhe qetësisë publike? si dhe ?Goditja për shkak të detyrës?", njofton policia.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/plagosja-e-polices-identifikohet-dhe-shpallet-ne-kerkim-autori-i-hedhjes-se-kapsolles

Recommended