Ora News - Rreziku i medias nga paketa antishpifje

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Profesionistët e medias kundërshtojnë nismën antishpifje të qeverisë. Mark Marku dhe Koloreto Cukali shprehen se me këtë nismë nuk zgjidhen problemet e medias, përkundrazi sipas tyre rritet rreziku që ekzekutivi të rrisë pushtetin mbi to.

Propozimi i qeverisë për miratimin e një ligji antishpifje shihet me rezerva prej profestionistëve të mediave.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë dhe kreu i Këshillit Shqiptar të Medias mendojnë se ky propozim i qeverisë nuk zgjidh problemet e medias.

Madje për ta me këtë nismë rritet pushteti i ekzekutivit mbi to.

Mark Marku: Për të intimiduar dhe penguar publikimin e aferave të kësaj natyre. Normalisht që kjo është në dëm të lirisë së mediave.

Koloreto Cukali: Unë mendoj se nuk i zgjidh problemet e medias, mendoj se është për të mbyllur gojën e mediave në raste të caktuara. Kjo bëhet për ti dhënë më shumë pushtet Kryeministrit.

Marku dhe Cukali mendojnë se Paketa antishpifje do të kundërshtohet nga organizmant ndërkombëtare.

Mark Marku: Është një çështje sensitive për të cilën ka reaguar OSBE tre herë dhe organizmat ndërkombëtarë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë për paketën antishpifje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rreziku-i-medias-nga-paketa-antishpifje

Recommended