Report TV - Gjendet në Lagunën e Nartës një Pelikan Kaçurrel i vrarë

  • 5 years ago
VLORE - Gjuetia e paligjshme vijon të prodhojë efekte shkatëruese për florën dhe faunën në vendin tonë, pavarësisht moratoriumit. Rasti më i fundit i dhimbshëm është vrasja e një Pelikani Kaçurrel, shpend i rrallë dhe autokton në vendin tonë, në Lagunën e Nartës, në Vlorë.

Report Tv ka siguruar edhe pamje nga masakra e radhës e gjuetarëve të papërgjegjshëm të cilët në rastin konkret janë shndërruar në vrasës, duke mos kursyer edhe një prej shpendëve kryesorë të Lagunës i cili konsiderohet gjithashtu edhe si një nga shpendët më të rrallë në të gjithë mesdheun që preferon të rritet dhe të banojë në Lagunën e Karavastasë dhe atë të Nartës.

Pelikani i vrarë është gjetur i vrarë sot nga peshkatarët në Nartë. Nga shenjat në trupin e pelikanit duket se ai është qëlluar nga një armë gjahu. Kjo është një tjetër masaker ndaj shpendëve të rrallë në vendin tonë, kryesisht Pelikanit Kaçurrel dora njerëzore ndaj të cilit është treguar e pamëshirshme ndër vite.

Recommended