Ora News - MAS inspektim universiteteve, kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Universitetet publike do t`i nënshtrohen një inspektimi nga Minstria e Arsimit, pasi kjo e fundit dyshon se është abuzuar me punësimet në nivel administrativ. Ministrja Nikolla tha se në 100 pedagogë, 33% duhet të jetë staf administrativ, por ky raport është tejkaluar.

Ministria e Arsimit ka nisur një inspektim në të gjitha Universitetet publike pas dyshimeve se kanë tejkaluar numrin e punonjësve administrativ.

Ministrja Nikolla tha se do t'i jepet fund punësimeve të kryera në shkelje të ligjit.

Lindita Nikolla: Buxheti 2019, Arsimit të lartë i shtohen 410 milion lekë më shumë së një vit më parë. Pagat e pedagogëve do të mbulohen në 12 muaj nga buxheti i shtetit. Po monitorojmë punën e bordeve, administratorëve, dekanëve dhe rektorëve me strukturën universitare. Kemi konfirmuar se ka tejkalim të normës së punonjësve administrativë mbi 33% në disa universitete. Ndaj ne do bëjmë publike këtë investigim dhe do ndërhyjmë që taksat të shkojnë aty ku duhet dhe jo për nderet e radhës duke punësuar pa kriter.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mas-inspektim-universiteteve-kane-tejkaluar-numrin-e-punonjesve-administrativ

Recommended