RTV Ora - Sondazhi: Studentët do të mund të vlerësojnë cilësinë e universiteteve

  • 5 years ago
#rtvora

Për herë të parë studentët do të mund të vlerësojnë cilësinë e universiteteve. Sondazhi Kombëtar do të nis më 16 prill dhe do të zgjasë deri më 2 Maj. Janë afro 80 pyetje që studentët do të mund t?i plotësojnë online.

Elvin Gjevori: "Ne kemi ndërtuar një data set me mbi 100 mijë adresa emailesh të studetëve. Të gjithë studentët do të kenë një email nga ASKAL, me një mesazh nga unë dhe një link ku ata klikojnë. Në këtë mënyrë zëri i tyre dëgjohet"

Drejtori i Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë së Arsimit të lartë Elvin Gjevori shprehet se studentët do të japin mendim në 6 kategori.

Elvin Gjevori: "Pyeten për infrastrukturën, kërkimin shkencor, mbështetjen e studentëve. Qëllimi është të kemi një informacion të strukturuar në mënyrë që në politikat e arsimit të jenë të inkorporuara mendimet e studentëve"

Në disa nga pyetjet e sondazhit studentët mund të përgjigjen me po ose jo por ka edhe pyetje ku mund të zgjedhin më shumë se 1 alternativë. Plotësimi i pyetësorit mendohet të zgjasë 20 min, ndërsa pas analizimit të rezultatit, Agjensia do të dale më një raport të përgjithshëm.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sondazhi-studentet-do-te-mund-te-vleresojne-cilesine-e-universiteteve

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended