Plagosja e Ina Mukës, Rama e puth në ballë: Nesër niset për Stamboll

  • 6 years ago
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë mbrëmjen e sotme në spitalin e Traumës ku ka vizituar 15 efektivët e plagosur gjatë protestës së banorëve të Astirit. Rama shkruan në Facebook se ditën e nesërme, Ina Muka do të niset për në Turqi ku do t?i nënshtrohet një operacioni. Rama thotë se i ka premtuar një ndeshje basketbolli sapo të marrë kontrollin mbi duart. Rama ka publikuar edhe një foto ku shfaqet duke e puthur Ina Mukën, ndërsa në videon e publikuar kryeministri pranë saj.

Shkruan Rama:

Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s'ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër. Më kërkoi t'i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje. Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për të.

Kjo është vizita e dytë e Ramës në pak orë brenda ambienteve të spitalit, ndërkohë që Shqiptarja.com ka siguruar pamje nga lëvizja e eskortës së kryeministrit. Kryeministri shkoi për të parë mesditën e sotme 15 efektivët e plagosur gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Astirit. Gjatë kësaj vizite, ai u përball edhe me një incident ku një protestues tentoi ta qëllonte me këpucë. Në protestën e sotme u plagosën 15 policë dhe 3 qytetarë si dhe u shoqëruan 25 persona. Në gjendje më të rëndë është Ina Muka, policja 24-vjeçare e cila humbi 2 gishta pasi një kapsollë i plasi në dorë.