Ora News - Rama shpërthen ndaj Taulant Mukës: Një larvë, kaq! Këtë mendoj unë për të

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Rama rrëfeu të vërtetën e tij lidhur me emërimin dhe me pas dorëheqjen e ish-zëvendësministrit të Arsimit Taulant Muka.

Rama: Taulant Muka që u bë dhe personazh që nuk e meriton. Nuk e njihja fare. Shkoi te Lindita Nikolla dhe kërkoi takim me të. Më tha Nikolla se kam një grup pedagogësh së bashku me një djalë që është në Zvicër që ka një ide për këtë e atë. Ky ndërkohë kishte lëshuar disa nga ato filuret për plagjiaturat. I thashë bjeri këtu se kisha dëshirë ti takoja.

Erdhën në zyrën time ishin një grup pedagogësh, gra e burra dhe një djalë nga Kosova. Njerëz të nderuar. Këtë e nderova më shumë sesa është ky i nderuar. Më shtroi platformën e tij. I thashë ku je ti. Më tha jam në Zvicër, në një katedër shkencëtar. I thashë që nuk mund ti bëjë të gjithë qeveria. Ti në Zvicër dhe na hedh shashka këtu dhe na tregon sesi duhet ta bëjmë sikur nuk shkon. Do të vish ta bësh ti.

Dhe ai zëvendësministri që ti e akuzon i thashë, ai thotë se nuk ke të drejtë, dhe ti e akuzon. Të ikë ai dhe të shkosh ti në vend të tij. Se prisja tha. I thashë ti nuk pret shumë gjëra por kjo është ajo që të propozoj. Dhe ju si grup merreni dhe bëjeni këtë gjë me autoritetin e qeverisë. Ose i thashë ik dhe kjo nuk bëhet. Ti hymë ne luftës me pedagogë, rektorë, dekanë,me studentët që flenë gjumë, që rrinë në lloto, mbartin provimet dhe ekselentët që shohin punën e tyre. Edhe me Lulin dhe Monikën që thonë diktatori Edi Rama kapi dhe Universitetin, jo i thashë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-shperthen-ndaj-taulant-mukes-nje-larve-kete-mendoj-une-te

Recommended