Ekspozita e Ramës bën jehonë në Gjermani - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Ekspozita e kryeministrit Edi Rama në Rostok të Gjermanisë ka pasur jehonë në mediat gjermane dhe në qarqet e kritikëve të artit në shtypin e shkruar.Televizioni i Gjermanisë veriore NDR i ka kushtuar një reportazh kryeministrit Rama i cili sipas kritikëve gjendet mes dy botëve: politikës dhe artit.Në reportazh vizita e Ramës këtë radhë vjen ndryshe.Drejtuesit politikë priten me ceremoni zyrtare në Gjermani, por Rama këtë radhë është atje si artist. Madje në galerinë e arteve të Rostokut është i ftuar edhe djali i kryeministrit.Në ekspozitën e çelur ditë më parë bien në sy punimet e qeramikës dhe tapetet murale me shënimet. Televizioni gjerman kthehet pas në kohë duke u bërë të ditur teleshikuesve se Rama gjithmonë ka bërë art, madje edhe më shumë se kaq. Ai lë gjurmë në muzikë, ka qene basketbollist profesionist, ndërsa tani është politikan dhe artist.Edi Rama: ?Une jam kryeministri me i mire mes artistëve dhe artisti me i mire mes kryeministrave?.

Recommended