Rritja e vleres se koncesioneve

  • 6 years ago
Deputetët e mazhorancës ngritën shqetësimin gjatë diskutimit të koncesioneve në buxhetin e 2019-s për rritjen e vlerës së projekteve të programit ?1 miliard rindërtim?. Socialistët i kërkuan ministrit të Financave, Arben Ahmetaj arsyet se përse vlera e disa projekteve në infrastrukturën rrugore është rritur më shumë gjatë garës që është zhvilluar, se sa në fillim kur kompanitë koncesionare kanë bërë ofertën e pakërkuar.

Për ministrin Arben Ahmetaj, projektet koncesionare kanë sjellë shërbime që u mungonin shumë qytetarëve, e ndërkohë po realizojnë vepra të cilat do të ishin të mund të ndërtoheshin me paratë e buxhetit vetëm pas 25 vitesh. Ministri i Financave bëri edhe një krahasim me projektet e tjera të infrastrukturës rrugore, gjatë kohës kur kanë qeverisur demokratët.

Qeveria ka përgatitur edhe ndryshimet në ligjin për koncesionet, ku që prej Korrikut të vitit 2019-ë nuk do të lejohen më oferta të pakërkuara. Të vetmit sektorë ku do të lejohen këto propozime do të jenë në energji, porte dhe aeroporte, por dhe këtu asnjë nga firmat nuk do të marrë përqindjen e bonusit për të marrë pikë përpara në garën që do të zhvillohet.

Tv Klan

Recommended