Panairi i Librit/ Çfarë lexojnë të rinjtë shqiptarë, botuesit Shteti ka rol përcaktues!

  • 6 years ago
Botues, shkrimtarë, përfaqësues të institucioneve të kulturës dhe arsimit, diskutuan në Panairin e Librit ?Tirana 2018? rreth temës "Sfidat e leximit sot! Çfarë lexojnë të rinjtë në Shqipëri?".

Kryetari i Shoqatës së Botuesve, Petrit Ymeri e konsideroi shumë të rëndësishëm rolin e shtetit, jo vetëm për buxhetet që vë në dispozicion, por edhe për hartimin e politikave arsimore.

Shkolla, universitetet, bibliotekat që janë në një nivel shumë të dobët. Mendoj se shteti ka rolin determinant, përcaktues, jo vetëm nga buxhetet që vë në dispozicion, por edhe në hartimin e politikave. Përmirësimin e legjislacionit etj.

Petrit Ymeri, kreu i Shoqatës së Botuesve
Ndërsa, përfaqësuesja e Ministrisë së Kulturës, Mimoza Hysa ndali tek promovimi i leximit nga pikëpamja institucionale, nismat dhe propozimet që kanë në qendër edukimin e brezit të ri.

Lëvizja që ne kemi marrë këtë vit është një lëvizje që ndryshe nga fushatat e dy viteve më parë do të shtrihet në kohë. Kemi marrë modele, do të bëjmë shkollat, kopshte modele. Për të kuptuar që leximi nis që në fëmijëri.

Mimoza Hysa, drejtoreshë e librit në MK

Recommended