Ora News - Atentati në Shkodër ndodhi para syve të një polici

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

E gjithë skena e atentatit të ndodhur në merkatën e rusit në Shkodër një ditë më parë, 14 nentor, është ekzekutuar në sy të një efektivi policie.

Gazetari i Ora News, Bepin Kolvata informon se efektivi ka qenë i veshur civil kur është gjendur aty në momentin e atentatit.

"Në zonë në momentin që ka ndodhur krimi ka qenë një efektiv i policisë, i veshur civil, Ky i fundit ka deklaruar para kolegëve të tij se ka tentuar ti ndjekë në këmbë dy autorët me motocikletë por nuk ka mundur ti dallojë. Në këtë rast lind pikëpyetja a mund të kishte përdorur armën por nga vlerësimi paraprak që është bërë ndërhyrja me pistoletë do të kishte qenë e pamundur pasi ajo zonë është tejet e mbipopulluar dhe situata mund të kishte degraduar dhe më shumë" informon gazetari i Ora News në një lidhje telefonike

Autoret me maska e skafander - Vrasja e Fatos Ferracakut dhe plagosja e Fatmir Mehaj ndodhi rreth orës 11:00 (14 nentor) në një zonë të mbipopulluar, por atentatorët janë kujdesur shumë që identifikimi i tyre të ishte gati i pamundur.

Mësohet se autorët, njëri ekzekutori i cili ka qenë në sediljen e pasme dhe drejtuesi i motorit kanë pasur fytyrën të mbuluar me maskë të zezë dhe sipër skanfandër gri të errët.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/atentati-ne-shkoder-ndodhi-para-syve-te-nje-polici

Recommended