Ora News - Shoqërohet në polici një prej protestuesve të Unazës së Re

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews #protesta #astiri
Protesta e banorëve të Unazës së Re në ditën e saj të 84 u zhvendos në komisariatin 2 të Tiranës. Policia procedoi një protestues të Astirit, shtëpia e të cilit ishte planifikuar të shembej pa dëmshpërblim.

Kjo u denoncua nga deputeti i PD, Klevis Balliu.

Balliu: Kjo qeveri është kthyer në një biznes familjar. Presionet e qeverisë janë të ndryshme, shoqërime në polici, blerje të një personi apo tjetër, gje të cilën ata nuk arritën ta bëjnë këtu në Unazë. Ndaj ata mundohen për të terrorizuar banorët me manikeritë. Por këta le të vijnë kur të duan, këtu do të jeni ju, do të jetë opozita. Sot kemi informacionin e radhës së kanë shoqëruar në polici, Besnik Docin. E kanë shoqëruar me justifikime të kota. Nuk mund të shoqërohen njerëzit në polici për të mbrojtur aferat korruoptive.

Pas ndërhyrjes së deputetit të opozitës Klevis Balliu, banori i zonës të unazës së re ka lënë ambientet e komisariatit, duke i bërë thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj që të mbajë premtimin që u ka dhënë banorëve.

"U bëj thirrje Erion Velisë dhe institucioneve shtëtrore, të vijnë dhe ta shohin situatën si i takon një shtetari dhe jo me reprezalje", tha banori.

Në tubim, deputeti i PD ka paralajmëruar se protesta e16 shkurtit do të jetë më e madhja.

Balliu: Ajo revoltë nuk do të ndalet deri në ditët që ky njeri të largohet nga pushteti që shqiptarët të kenë Shqipërinë që duan.

Banorët këmbëngulin në tubimin e tyre kundër qeverisë Rama dhe se projekti për Unazën e Madhe do të anulohet.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shoqerohet-nje-prej-protestuesve-te-unazes-se-re

Recommended