Basha me banorët e Unazës së Re - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me banorët e Astirit, të cilët prej ditësh vijojnë protestat në kundërshtim të projektit të ndërtimit të ?Unazës së Re? që prish një pjesë të shtëpive dhe bizneseve të tyre.Në fjalën e tij kreu i opozitës është shprehur se projekti është i paligjshëm, duke ofruar mbështjetjen e partisë që ai drejton në mbrojtjen e të drejtave të tyre.?Ky është një projekt që është bërë sikur flitet për një autostradë, ndërkohë që është unazë e një qytetit. Së dyti ky është një projekt i paligjshëm, pasi zhvllillohet në qytet dhe duhet të ishte marrë mendimi i pushtetit vendor. Do te jemi ne krah te banorëve per kete padrejtesi qe po iu behet. Nuk do te lejojme që ata të nxirren në rrugë.Kryetari i PD, Basha, në fjalën e tij para protestuesve, që kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e tyre, është bazauar në dy vendime të VKM atij të vitit 2011 dhe 2012.?VKM PROCES LEGALIZIMI e vitit 2011 tregon standartin ligjor të vendosur nga qeveria ?Berisha?, që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre preken nga projektet me interes publik. Ndërsa VKM SHPRONËSIMET e vitit 2012 provon që për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë ?Proces legalizimi?.?Kjo është hera e dytë që kreu demokrat është takuar me banorët e zonës së Unazës së Re, të cilët kërkojnë dëmshpërblim për prishjen e banesave.

Recommended