Banorët e Unazës në protestë, kërkojnë mbikalim - News, Lajme - Vizion Plus

  • 9 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky segment rrugor i unazës ka ndarë si muri i Berlinit dy lagje, atë të Kodrës së Diellit dhe qendrës "Kristal". Banoret kërkojnë rishikim të projektit. Adoleshenti Arkelino Hila kalon  pikërisht në këtë rruge për të shkuar në shkollë. Por, me ndërtimin e Unazës së madhe të Tiranës, atij do t'i duhet të ecë rreth 30 minuta më shumë. Ndaj, ai si shumë banore të kësaj lagjeje kërkojnë ndërtimin e një mbi apo nënkalimi. Banoret që jetojnë pranë lagjes së Kodrës së Diellit kanë protestuar sot për këtë segment rrugor i cili ka një gjatësi rreth 1 km, që sipas tyre i ndan ata të lidhen me lagjen tjetër. Dhe nuk janë pak, por rreth 40 mijë banorë në të dy anët e rrugës. Në mbështetje të protestës së banorëve ishin edhe ambientalisti Sazan Guri, i cili u bëri thirrje autoriteteve të rishikojnë projektin në këtë zonë. Nëse ky segment rrugor i Unazës së madhe ka përfshirë në një konflikt të ri banorët me bashkinë, një tjetër segment i këtij projekti ka mbetur peng i shpronësimeve. Në këtë mënyrë duket se çdo projekt infrastrukturor vështirë që të planifikohet pa harmonizuar interesat e banorëve që preken nga zbatimi i tij.

Recommended