Report Tv-Tatimi për pagat nën 400 mijë lekë, Braçe sërish kundër Ahmetaj

  • 6 years ago
Jashtë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, kreu i këtij Komisioni Erion Braçe i ka dalë sërish kundër ministrit të Financave Arben Ahmetajt, duke u shprehur sërish kundër tatimit për pagat nën 400 mijë lekë.

Edhe pse jo prezent në mbledhje, në një prononcim për mediat, Braçe u shpreh se i qëndronte mendimit të tij mbi çështjen dhe se fasha do të diskutohej sërish në të ardhmen.

Jam sërish kundër tatimit të pagës me 1.5% të propozuar nga ministri Arben Ahmetaj. Duhet të mbrojmë pagat për shtresat e mesme. I qëndroj mendimit tim dhe ftoj kolegët pjesëmarrës në Komision që të rishikojmë fashën e tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë.

Erion Braçe, kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave
Edhe në mbledhjen paraardhëse të Komisionit ku u diskutua projektligji për buxhetin e 2019-tës, Braçe nuk e fshehu kundërshtimin që kishte për pikën e propozuar nga Ahmetaj.

Debati i plotë Braçe-Ahmetaj:

Recommended