Ahmetaj: Pensionistet 5 mije Leke shperblim ne fund te vitit

  • 6 years ago
Ndryshimin e buxhetit me akt normativ në mes të vitit ministri i Ekonomisë dhe Financave e shpjegoi me dy arsye kryesore: shpërndarjen e fondeve të institucioneve që nuk kanë performuar si duhet te projektet që kanë ecur më mirë, dhe krijimin e paketës së solidaritetit. Arben Ahmetaj tha se pensionistët do të marrin 5 mijë lekë të rinj shpërblim në fund të vitit.

Vendin e opozitës që mungonte në seancën e parë të komisionit për këtë sesion e kanë zëvendësuar deputetët socialistë. Ata nuk ishin dakord me shkurtimin e fondeve për Ministrinë e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Bujqësisë dhe institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Kreu i Financave tha se pjesën më të madhe të detyrimeve e prapambetura vijon ta mbajë pushteti vendor, ndërsa sqaroi se është përshpejtuar rimbursimi i tvsh-së për disa kompani që kishin një shifër të lartë të pa rimbursuar. Për 7 muajt e parë të vitit, buxheti ka paguar 51 milionë Dollarë për shërbimet që marrin qytetarët nga kompanitë që kanë kontrata koncesionare.

Recommended