Ora News - Moisiu: Meta do ta dekretojë Sandër Lleshin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ish-Presidenti Alfred Moisiu beson se Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

I pyetur nga gazetarët nga Korça, Moisiu është shprehur se Presidenti i Shqipërisë nuk është një noter pas Kushtetuta i jep atij të drejta shqyrtuese. Ai thotë se besoj se problematika është zgjidhur nga diskutimet midis Metës dhe Ramës.

-Çfarë mendoni se do të bëjë Meta me dekretin e dërguar sërish nga qeveria për Lleshin?

Moisiu: Mendoj se Presidenti do ta kalojë këtë dekret.

-Pse mendoni se ?po? kësaj radhe?

Moisiu: Mendoj që kësaj here presidenti ka pasur kohë për ta verifikuar.

-Herën e parë se kishte kohën apo ishte precedent?

Moisiu: Ka pasur kohë për të reflektuar mbi të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur

-E ka shkelur Kushtetutën Meta herën e parë?

Moisiu: Unë e kam deklaruar edhe më herët se presidenti nuk është noter, por këto probleme zgjidhen me diskutime, mes presidentit dhe kryeministrit. Kushtetuta i jep të drejtë Presidentit të shqyrtojë. Unë kam patur dy raste, një rast me Nanon kryeministër dhe një rast me Berishën, për dy ministra. Më sqaroi Nano, po ashtu edhe Berisha për një ministër, më dha informacion.

-Ju mendoni se Rama-Meta kanë sqaruar gjithçka dhe pritet vetëm firma e Presidentit?

Moisiu: Tani, kjo është e mira e vendit. Në fund të fundit, presidenti është përfaqësues i dinjitetit kombëta
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/moisiu-meta-do-ta-dekretoje-sander-lleshin

Recommended