Ora News - Hetimet, brenda nëntorit merret vendimi përfundimtar për ish-ministrin Tahiri
  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Burime të Ora News bëjnë të ditur se brenda nëntorit Prokuroria për Krime të Rënda do të marrë vendimin nëse në Shqipëri do të pushohet hetimi për ish-ministrin Tahiri apo do të ngrihet një akuzë ndaj tij.

Ky vendim vjen pasi organi i akuzës administroi si provë vendimin e pushimit të hetimeve të Italisë ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Ky vendim u dorëzua nga Tahiri dhe avokati i tij pak ditë më parë, në të cilin Italia pas hetimeve vendosi të mos ngrejë asnjë akuzë ndaj Saimir Tahirit.

Gjykata e Katanias pushoi hetimet ndaj Saimir Tahirit, ndërkohë prokuroria shqiptare pak kohë më parë shtyu hetimet për herë të katërt në pritje të letërporosive.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/brenda-nentorit-merret-vendimi-ish-ministrin-tahiri
Recommended