Report Tv-Zbulohet e shkuara kriminale e Hektor Xheçukës, vrasës profesionist

  • 6 years ago
Detaje të reja janë zbuluar lidhur me Hektor Xhecukën i arrestuar nga Policia si autori i vrasjes së Emiljano Boçit në Tiranë në muajin Janar 2018. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Xheçuka,dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal që vepron në zonën e Kamzës.

Në këtë vrasje, Xheçuka dyshohet se ka bashkëpunuar me dy persona të tjerë, për të cilët është duke u hetuar për të zbuluar identitetin e tyre. Xheçuka dyshohet se është vrasës me pagesë.

Gjithashtu mësohet se Xheçuka dyshohet se ka lidhje me anëtarët e grupit të Shullazit në Tiranë dhe ka qëndruar për një kohë i fshehur në ambjentet e një biznesmeni në Kamëz. Hektor Xheçuka është arrestuar në vitin 2015 pasi është akuzuar për ?Vrasje me dashje mbetur në tentativë?. Ai u lirua pasi nuk u gjetën prova.

Recommended