Report Tv-Organet e drejtësisë, Ruçi: Të shmangen vonesat, reforma nuk ka kthim pas

  • 6 years ago
U ngrit këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit, Komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë.

Ndërsa opozita bojkotoi mbledhjen duke mos marrë pjesë gjatë ditës së sotme, Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi u shpreh se ngritja e këtij komisioni ishte shumë e vonuar pasi, kjo duhej bërë më parë. Sipas Ruçit vonesa në kohë për krijimin e institutucioneve të drejtësisë duhet të shmanget sa më parë, pasi sipas tij, reforma në drejtësi nuk ka kthim pas.

Komisioni për organet e drejtesisë përbehet nga 5 anëtarë. Vonesat në kohë për krijimin në kohë të këtyre institucioneve duhet të shmanget sa më parë pasi reforma në drejtësi nuk ka kthim pas, ndaj për tu respektuar afatet kohore kërkohet objektivitet dhe paanshmëri për të mundësuar zbatimin e këtij misioni.

Ky komisioni duhet të ishte ngritur më parë. Përpjekja e parë u bë menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese dhe vendimi lidhur me kërkesat e paraqitura nga opozita dhe shoqata e gjyqtarëve, për shkak të bojkotit të opozitës dhe më pas të shpërndarjes së parlamentit për shkak të zgjedhjeve parlamentare, ky komision nuk u ngrit në kohën e duhur.

Recommended