Report TV - Ruçi: Nuk doni që Reforma në Drejtësi të miratohet

  • 7 years ago
Sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruçi fjalën e tij e mbështeti tek Reforma në drejtësi për të cilën ai tha se PD po kërkon ta shtyjë atë.

"Është një det i tërë që na ndan nga e majta në të djathtë. Ne po rishikojmë Kushtetutën për të luftuar korrupsionin. Ju nxirrni sebepe kundër saj. Ju nuk doni shtet, ligj, mos kapje të drejtësisë, luftën kundër krimit. Ju do të jeni të ndëshkuarit e parë. Mos bëni deklarata boshe, por shkoni në prokurori
Doni të shtyni përherë me qëllim që Reforma në Drejtësi të mos miratohet. Sot dorëzuat një amendament, siç bëtë një javë më parë e ndoshta do bëni dhe javës tjetër. Ne do të vazhdojmë për të ndërtuar shtet, bërë reforma e këtë krye reformë që e duan 97% e shqiptarëve e ndërkombëtarët"-tha Ruçi

Recommended