Amortizohet rruga Berat –Skrapar, shoferët: Qarkullojmë me shumë vështirësi

  • 6 years ago
Aksi i vetëm rrugor që lidh qendrën e qytetit muzeal të një mbi një dritareve, me dy pjesët e tij, por edhe me Poliçanin dhe Skraparin është plotësisht i amortizuar. I ngushtë, i tejmbushur me gropa, ky aks rrugor në Berat është tejet problematik ndërsa qarkullimi kryhet me mjaft vështirësi duke krijuar radhë të gjata mjetesh.

Drejtuesit automjeteve shprehen se amortizimi i rrugës ka ardhur si pasojë e qarkullimit pa kriter të automjeteve të tonazhit të rëndë. Të vetmet ndërhyrje që ka bërë ndër vite bashkia kanë qenë mbushja e gropave, të cilat sërish janë shkatërruar dhe vështirësojnë dhe më tej situatën. Ndërsa ndërhyrje totale kjo rrugë nuk ka parë prej shumë vitesh.

Recommended