Teatri Shqiptar, Ademi: Punimet përfundojnë në dhjetor
  • 5 years ago
Ministri i Kulturës Asaf Ademi premton se në shkurt të vitit të ardhshëm do të mund të ndjekim shfaqje në Teatrin shqiptarë. Dita e sotme ishte afati që i ishte premtuar Ademit nga realizuesi i punimeve për mbarimin me rregullimin e objektit, por më vonë realizuesit e punimeve kërkuan edhe dy muaj shtesë. Ademi thotë se është kontakt të vazhdueshëm me mbikqyrësit e punimeve dhe shprehet optimist se deri më 31 dhjetor do të mbarojë rregullimi i objektit. Afatet e kaluara për përfundimin e punimeve janë shtyrë disa herë gjatë viteve të fundit.
Recommended