Report TV - Lagjja e Re në Ndroq me rrugë të reja, punimet përfundojnë para afatit
  • 5 years ago
Një investim i ri shtohet në Njësinë Administrative Ndroq. Bashkia e Tiranës ka përfunduar një tjetër investim të rëndësishëm, që u vjen në ndihmë banorëve të Lagjes së Re në Ndroq, duke asfaltuar disa rrugë të saj dhe duke sjellë në këtë zonë standardet më të mira në infrastrukturën rrugore.

Teksa inspektoi përfundimin e punimeve, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se ky mandat i dytë do të ketë një vëmendje të veçantë tek fshati dhe tek përmirësimi i infrastrukturës në zonat rurale

?Ky do jetë një mandat ku do e kemi fokusin kryesisht te fshati. Nuk mund të kemi një Tiranë e cila ecën me 2 shpejtësi: me të pestin te Sheshi ?Skënderbej? dhe rri në vend kur vjen puna te Ndroqi, te Vaqarri, te Shën Gjergji, apo në Petrelë. Jam shumë i lumtur sot që një nga lagjet e reja të Ndroqit ka një rrugë me cilësi. Rruga është mundësi, është ekonomi, rruga është dije. Fëmijët që vijnë te kjo shkollë, nuk ka nevojë të kalojnë përroin sepse rruga e vjetër ishte një përrua i tërë. Tani që kemi rrugën, marrin vlerë këto shtëpi, vajtja në shkollë nuk është një betejë spartane, por është një shëtitje në trotuar, me ndriçim dhe me ambient të sigurt?, tha Veliaj.
Recommended