Ora News - Xhafaj sfidon opozitën: Tani nuk jam ministër, le t'i provojë akuzat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Fatmir Xhafaj ka bërë një tjetër reagim pas dorëheqjes së tij nga posti i ministrit të Brendshëm. Në një status në tëitter, Xhafaj i ka kthyer një përgjigje opozitës, duke e sfiduar atë që tani që nuk është më ministër t'i provojë akuzat e hedhura ndaj tij.

"Opozita me komentet për dorëheqjen time konfirmon edhe një herë degradimin e saj politik", shprehet Xhafaj.

Xhafaj dha edhe një mesazh tjetër, ku thotë së në politikë ka edhe njerëz të lirë.

"Përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja, në çfarë mendojnë e çfarë bëjnë. Ligësinë e pafytyrësinë e tyre thjesht e neveris me heshtjen time. Koha mbetet gjykatësi më i mirë për cilindo".

Ai sqaron edhe njëherë se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij e bazuar në principe dhe vlera njerëzore e institucionale.

Xhafaj: Këto orë kam marrë me qindra mesazhe vlerësimi dhe respekti për punën e bërë, nga qytetarë të vendit tim, por edhe miq e partnerë me të cilët punova. Një pjesë e madhe nga socialistë, me të cilët kam bërë rrugë të gjatë në jetën time. Shumica dërrmuese e mesazheve nga njerëz të panjohur prej meje.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/xhafaj-sifdon-opoziten-tani-nuk-jam-minister-le-ti-provoje-akuzat

Recommended