Ora News - PS sfidon opozitën, Gjiknuri: Identifikim biometrik 100% po pranoi ODIHR

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Partia Socialiste ka futur në lojë ODIHR për çështjen e teknologjisë në zgjedhje. Damian Gjiknuri duke folur pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se janë gati të shtrijnë identifikimin biometrik 100% në territor nëse bashkë me opozitën i drejtohen ODIHR dhe marrin miratimin e tij.

Ndryshe, tha ai, nuk mund të ndërmarrin këtë risk përveçse ta pilotojnë me zona.

Gjiknuri: Pika më e madhe që na ndan janë dy propozimet kryesore, përfshirja e teknologjisë 100% në zgjedhje, pra identifikimi elektronik dhe reformimi i administratës zgjedhore bazuar në kriteret apolitike dhe rekomandimet e ODIHR. Për teknologjinë u angazhuam ta aplikojmë identifikimin biometrik dhe votimin elektronik.Dëshira ekziston, puna është a bëhet? Ju drejtuam ekspertëve të ODIHR të cilët na thanë se sistemi elektronik në zgjedhje duhet të implementohet gradualisht duke filluar me projekt pilot jo më shumë se 10%. Ne po themi ta çojmë edhe më tepër, zonat ti zgjedhë PD.

Bëra dhe një sfidë tjetër, jemi gati ta shtrijmë 100%, hajde ti drejtohemi sëbashku ODIHR dhe po na ktheu përgjigje pozitive dhe heq dorë nga opinioni i parë po e marrim atë risk. Por jo nesër të na vijë ODIHR të monitorojë zgjedhjet dhe të thotë dështoi sistemi, mund të vihen në rrezik zgjedhjet. Dëshira është e madhe, do mundohemi të akomodojmë çdo interes të PD që ëshstë i ligjshëm dhe mundshëm por nuk vihet me kushte dhe listë dëshirash që vetëm kjo zgjidh problemet të ashtuquajturës mbushje kutish se unë nuk e di ku janë mbushur këto kuti aq masive. Së dyti edhe administrata jopolitike e cila do të ketë dhe sy politik mund të jetë një zgjidhje e pranueshme.

Për garancinë e votës kemi pranuar hapjen e çdo kutie pas nxjerrjes së rezultatit zgjedhor, këtë nuk e ka pasur asnjë opozitë.E ofrojmë këtë mundësi në të gjithë Shqipërinë për çdo parti. Kjo i bën komisinerët përgjegjës nëse e kanë shkelur ligjin, është një auditim i detyrueshëm që i bën përgjegjës. Kush është ai i cmendur që mbush kutitë kur e di që do të kontrollohet?! Së treti pranuam përfshirjen e monitorimit të çdo qendre votimi me kamera.Edhe kjo është garanci ekstra.Kanë kërkuar të mos kenë prezencë rreth qendrave të votimit, ua kemi pranuar. Kemi pranuar kërkesën për financim, reduktim të financimeve private, kemi pranuar depolitizim të sjelljes së qeverisë katër muaj para zgjedhjeve, nuk mund të bëjë propagandë për arritjet e saj. Mbetemi vetëm te administrata zgjedhore, teknologjia dhe Kolegji Zgjedhor.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/ps-sfidon-opoziten-gjiknuri-identifikim-biometrik-100-po-pranoi-odihr

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit...

Recommended