‘Pa gjurmë’/ Rrëfimi: Flirtoja online për lekë, më mësonte burri. Jonidi: S’kam lidhje

  • 6 years ago
Dafina dhe Jonid Muçi nga Kruja janë prindër të 3 fëmijëve. Ata u martuan në vitin 2008, ndërsa martesa e tyre shkonte shumë mirë. Çifti u detyrua të zhvendosej nga shtëpia e prindërve të Arlindit për të shuar debatet pasi vjehrra dhe vjehrri nuk e donin nusen e djalit. Pas këtij largimi, ndërsa çifti kanë 3 djem, nisën dhe debatet e para mes tyre. Jonidi nisi të ushtronte dhunë fizike mbi të shoqën, ndërsa ajo për shkak edhe të kushteve jo të mira ekonomike nis punë në një fabrikë kepucësh në Fushë-Krujë. Nga ana tjetër bashkëshorti i saj, babai i tre fëmijëve kishte nisur alkolin dhe kumarin. Kur vjerra ndërron jetë, vjerri Fatmiri e rikthen djalin në banesën e tij, me bashkëshorten dhe tri djemtë. At e bir ishin përdorues të rregullt të alkoolit dhe jeta e Dafinës tashmë po bëhej edhe më e vështirë, ndërsa dy meshkujt e familjes ushtronin dhunë fizike mbi të. Gjatë kësaj kohë pas një njohje në Facebook me një zotëri, Dafina në dijeninë edhe të të shoqit Jonidit i kërkon këtij personi ta ndihmojë për të marrë dokumenta kanadeze.

Ndërsa i kërkon bashkëshortes Dafinës ta joshë edhe me forma të tjera të pamoralshme, kundrejt përfitimit të parave. Kur personi në fjalë e kupton këtë gjë, i bën bllok nga rrjeti social Dafinës, ndërkaq Jonidi nis t?i bëjë presion të shoqes. Pas pak kohësh nga ky episod ai i thotë se do të largohet jashtë Shqipërisë. Në maj të këtij viti Jonidi niset për në Itali për të punuar, për kurimin e djalit të tyre të madh Arlindit i cili vuan nga (epilepsia).

Këtu nis edhe historia, që Dafina ka vendosur ta rrëfejë në studion e emisionit. Jonidi kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore, me Ermelindën, vajzën të cilën e kishte njohur nga nga një grup i përbashket në Facebook.

Recommended