Report TV - Elbasan, trafikonte bomba me telekomandë, arrestohet 28-vjeçari

  • 6 years ago
Forca e Ligjit godet një rast të trafikut të bombave me telekomandë në Elbasan. Në prangat e policisë ka rënë Petraq Kote, 28 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni është zhvilluar në ambientet e një lokali në fshatin Mengel të Njësisë Administrative Labinot Fushë. Në momentin e sekuestrimit, bombat ishin të montuara dhe të gatshme për t'u përdorur në ngjarje kriminale. I riu po priste blerësin e bombave të telekomanduara brenda në lokalin ku edhe u arrestua.

Gjatë kontrollit, Kotes iu gjetën 4 copë mina me shpërthim në distancë, të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet të cilat, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Policia ka publikuar edhe pamjet nga momenti i arrestimit të Kotes, ndërsa siç duket në video, në rrugët e qytetit të Elbasanit janë zhvilluar kontrolle të rrepta nga uniformat blu me qëllim arrestimin e personave në kërkim apo edhe të poseduesve të armëve të zjarrit e lëndëve narkotike.

Recommended