Report TV - Elbasan, arsenal armësh në banesë,arrestohet 62-vjeçari

  • 7 years ago
ELBASAN-Sekuestrohet arsenal armësh, vlera monetare dhe municione luftarake në një banesë në Elbasan, arrestohet 62-vjeçari.

Engjëll. H., 62 vjeç, banues në Elbasan u arrestua pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, i janë gjetur dhe sekuestruar arsenal armësh, municione luftarake dhe vlera monetare.

Dyshohet që ky person të ketë patur për qëllim trafikimin e armëve dhe municioneve luftarake në vlera të ndryshme monetare.

Grupi hetimor i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri automatik, model 56, kalibër 7.62 mm, me krehër të vendosur në të me 29 copë fishekë

Një armë zjarri pushkë model 63, kalibër 7.62 mm, me krehër të vendosur në të me 25 copë fishekë

Një pushkë sportive shul, me krehër të vendosur në të me 3 copë fishekë

131 copë kartëmonedha me prerje 1000 lekë (131000 lekë të reja)

6 kuti me fishekë model 54, kalibër 7.62 mm, me nga 100 copë fishekë secila

45 copë fishekë pushkë sportive

30 copë fishekë model 56, kalibër 7.62 mm

173 copë fishekë model 54, kalibër 7.62 mm

Një armë e ftohtë thikë

Dy aparate telefoni të markave të ndryshme

Recommended