Ora News - Tjetërsuan 68 mijë metra katrorë në Kurbin, autorët e pronari në pranga

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pranga ka rënë Arben Sela, përfituesi i tokës, Ndue Gega hartograf pranë Z.V.R.P.P. Kurbin si dhe kryeplaku i fshatit Fushë Mamurras.

"Në bashkëpunim me njëri-tjetrin duke abuzuar me detyrën, kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 68120 m2 tokë në Kurbin, pasi duke qenë me detyrë si punonjës që kryejnë një detyrë shtetërore, pranë Zyrës së Rregjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kurbin, kanë shpërdoruar detyrën, nëpërmjet fallsifikimit të dokumentave që kanë për detyrë ta leshojnë atë, nëpërmjet ndryshimit të zërit kadastrale , dhe paisur me AMTP- persona të ndryshëm dhe rregjistruar prane Z.V.R.P.P. Kurbin" informon policia e Kurbinit.

Tre persona janë arrestuar, 2 janë shpallur në kërkim, ndërsa janë në 'arrest shtëpie" ish - Përgjegjës i Zyrës së Bujqësisë në Bashkinë Mamurras, dhe ish - Kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave në Mamurras. Gjithashtu janë në procedim të lirë 4 persona, si përfitues toke dhe punonjës me detyrë shtetërore.

Sekuestrohen certifikatat e pronesise

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan çertifikata të ndryshme pronësie, Akte të marrjes së tokës në pronësi , çertifikata të ndryshme familjare, plane rilevimi, harta treguese për Rrethin e Kurbinit.

Këto hetime proaktive, janë kryer në funksion të procedimit penal regjistruar në vitin 2017, për veprat penale t? ?Shpërdorimit të detyrës? ?Falsifikimi i dokumenteve? dhe ? Pastrim I produkteve të veprës penale?, parashikuar nga nenet 248-25-186/2 dhe 287/a/c të Kodit Penal.

Mbi bazën e provave të grumbulluara dhe sekuestruara nga Seksioni për hetimin e krimit ekonomik, Komisariati I Policisë Kurbin dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin, Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin, me vendimin e datës 10 Tetor 2018, ka vendosur masat e sigurisë për 11 personat.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tjetersuan-68-mije-metra-katrore-ne-kurbin-autoret-e-pronari-ne-pranga

Recommended