“Tri gra dhe Misugi” në skenë tek “Eksperimentali” - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shija e orientit të largët nga kjo fundjavë vjen në Teatrin Eksperimental ?Kujtim Spahivogli?. Novela e japonezit Jasushi Inoue dramatizuar për skenën teatrale nga Suela Bako e Anxela Çikopano rrëfen një trekëndësh dashurie vetëm përmes tre letrave.Regjisorja rrëfen se ka kërkuar regjisor për këtë vepër të cilën e ka adhuruar prej kohësh, por përshtatja në skenën teatrale ishte një sfidë që zgjodhi ta merrte vetë përsipër.Në rolin e Misugit, burrit që gjendet mes tri grave ka zgjedhur Romir Zallën, bashkëshortin e saj.Në skenë, përveç çiftit Bako e Zalla ngjiten edhe aktorja Anila Muçaj e violinistja Elona Islamaj. Pasi ?Tri gra dhe Misugi? sjell shijen dhe ngjyrat e orientit përmes muzikës, skenografisë dhe kostumografisë.?Tri gratë dhe Misugi? do të vijë për publikun nga kjo fundjavë në sallë Gëte të Teatrit ?Eksperimental?.

Recommended