Ministrat tek Kanioni i Holtes - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kanioni i Holtës nje nder bukurite e më të spikatura të natyres në zonën e Gramshit, e që ndodhet në listën e zonave të mbrojtura të Ministrisë së Turizmit, rrezikon qe te dëmtohet si pasojë e ndërtimit të një hidrocentrali. Pas protestave të banorëve dhe shoqërisë civile, ministrja e infrastruktures Bellinda Balluku dhe ministri i mjedisit Klosi ishin në këtë zonë së bashku me deputetet, për të dëgjuar vetë shqetësimin e njerëzve. BELINDA BALLUKUMINISTRE E EKONOMISE DHE INFRASTRUKTURESDuhet nje ekuiliber perfekt midis zhvillimit ekonomik, por dhe mbrojtjes se pasurive natyrore qe ne kemi, sepse ato jane pasuria me e madhe qe ne kemi praktikisht.Kam ndermarre pezullimin e te gjithe aktiviteteve te heceve, qe jane licensuar ose qe jane ne proces licensimi per te bere nje skanim te paster te statusit te tyre juridik, pra sa ata kane perputhshmeri ligjore dhe kontraktuale. A jane permbajtuar subjektet ketyre kontratave.Eshte edhe perputhshmeria me impaktin mjedisor qe ata krijojne.Duhet te jeni te qete per momentin sepse ne do te bejme nj etur degjesash per sa i perket kësaj problematike. Ndërsa e quajti një destinacion të rëndësishëm turistik, ministri Klosi tha se gjithë panorama mund të cënohet, edhe pse hidrocentrali mund të jetë jashtë zonës së mbrojtur. BLENDI KLOSIMINISTER I TURIZMITNjerëzit na vune ne veprim ne kanionin e osumit etj.Ky kanion vazhdon te jete nje nga potencialet me te medha turistike te vendit, por njekohesisht eshte edhe nje zone e rrezikuar.Mbase ky hec eshte jashte zones se mbrojtur, por eshte brenda gjithe bukurise se peizazhit natyror te kësaj zone.Ne do te bejme nje skanim te gjithe ketyre iniciativave per te bere biznes, pavarësisht se nuk ka asgje te keqe per te bere biznes, por nuk duhet te cenohen te tjeret. Disa nga banorët kërkuan në mënyrë të prerë anullimin e ndërtimit dhe zhvillimin e turizmit. Deputeti i zonës Taulant Balla premtoi se ky monument i natyrës nuk do të preket. Reagimi i qeverisë vjen pas protestave që u zhvilluan nga banorët si dhe pjestarë të shoqërisë civile.

Recommended