Report Tv-Përurohet te “Zogu i Zi” vepra e artistit Helidon Xhixha

  • 6 years ago
Herës tjetër, kur t?iu bjerë rruga nga rrethrrotullimi i ?Zogut të Zi?, mos e humbni skulpturën e ideuar dhe realizuar nga artisti shqiptar me famë botërore, Helidon Xhixha. Ajo titullohet ?Cosmic S? dhe nga sot do të qendrojë në lulishten e rrethrrotullimit në hyrje të Tiranës, e cila falë kësaj vepre arti ka marrë një pamje më dinjitoze. Helidon Xhixha është një nga artistët më të kërkuar sot në Evropë dhe Amerikë, ndërsa skulptura ?Cosmic S? vjen si shprehje e transformimit që po pëson qyteti i Tiranës. Shqiptarja.com i parapriu këtij përurimi, në një video ekskluzive të vendosjes së kësaj vepre në rrethrrotullimin e Zogut të Zi.

Vepra e artit u përurua sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, të cilët e falenderuan artistin Xhixha dhe donatorët për dhuratën që i bënë kryeqytetit.

Recommended