Report TV -Botohet albumi me 50 vepra të piktorëve për LANÇ, studiuesi: Ngjarje e madhe për artin
  • 4 years ago
Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare, si rrallëherë, vjen në një album. Veprat e artistëve pamorë të realizuara gjatë viteve 1945 deri në vitin 1990, nën propagandën e regjimit komunist, por me tematik luftën, autorja Vjollca Trebicka Konda i ka bërë bashkë në një album.

Monumenti ?Nënë Shqipëri? Kristaq Ramës, Muntaz Dhramit edhe Shaban Hadërrit u paraprinë rreth 50 veprave të piktorëve edhe skulptorëve të njohur, si ?Agimi i 17 nëntorit 1944 në Tiranë? i Bukurosh Sejdinit, ?Ju flet Tirana? i Pandi Meles, ?Vojo Kushi? i Sali Shijakut, ?Betimi Partizan? i Guri Madhit, apo ?Epika e Yjeve të Mëngjesit? e Edison Gjergos, Ksenofon Dilo i :kujtim i viteve të Luftës?, edhe shumë vepra të tjera, që sjellin momente të rëndësishme nga kjo periudhë. Studiuesi dhe piktori Abaz Hado e cilëson botimin e këtij albumi për 75-vjetorin e Çlirimit të Vendit një ngjarje shumë të rëndësishme në fushën e arteve pamore.
Recommended