Masakra në Mat, brigadieri për Report Tv: Do na vriste të gjithë, ia morën armën nga dora

  • 6 years ago
Masakra me tre të vdekur në Mat tronditi të gjithë vendin. Dy nga viktimat ishin punonjës të ndërmarrjes së rrugëve të Bashkisë së Matit, ndërsa i treti banor i fshatit Shëlli. Një ditë pas ngjarjes ka folur brigadieri i ndërmarrjes Gëzim Hoxha. Ai ka thënë se vrasësi Kujtim Koxha do i vriste të gjithë personat që ndodheshin në lokal, nëse nuk do ia kishin larguar armën nga dora. Ai shprehet se shkaku i vrasjes nuk ka të bëjë me 10 metrat e rrugës siç është raportuar në media, pasi një gjë të tillë ndërmarrja do ta në të gjitha rrugicat e fshatit. Ai thotë gjithashtu se nuk ka qenë në dijeni të ndonjë sherri të mëparshëm të autorit me punonjësit e Bashkisë.

Recommended