Nga Arjana Fullani tek Llalla, të gjithë njerëzit e drejtësisë që morën pjesë në mbylljen e dosjes

  • 4 years ago
Një nga argumentet kryesore të gjyqtarit Lazër Sallaku, për mbyllen e dosjes CEZ të qeverisë ?Berisha?, me mbi 400 milionë euro dëm ekonomik në kurriz të shqiptarëve, është një vendim i vitit 2016 i Gjykatës së Lartë. Kjo e fundit la në fuqi vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme, për pushimin e procedimit penal ndaj ish-ministrave Genci Ruli, Florjon Mima, Ridvan Bode, ndaj Enno Bozdos ish-zëvendësministër i Ekonomisë, Suzana Guxholli, ish-këshilltare e Berishës dhe Mimoza Vokshit, ish-drejtore e Përgjithshme e Shërbimeve Tregtare në ish METE. Të lartpërmendurit ishin kallëzuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për shpërdorim detyre në bashkëpunim, duke konsumuar shkelje të rënda gjatë procedurave të shitjes së 75 % të aksioneve të OSSH tek CEZ, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dhe pas privatizimit, duke favorizuar CEZ me çmimin e energjisë elektrike, faljen e detyrimeve, njohjen e borxhit të keq etj.

Recommended