Ora News - Miqësorja ndaj Jordanisë, flasin protagonistët: Ruajtëm energji për ndeshjen me Izraelin

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kombëtarja shqiptare nuk arriti më shumë se një barazim 0-0 në miqësoren e zhvilluar mbrëmjen e djeshme ndaj Jordanisë. Një rezultat që nuk përligj atë që futbollistët tanë dhanë në fushë, pasi shtylla dhe fati kundër ishin pengesat e vetme për të besuarit e Panuccit. Pas takimit, Balaj, Mavraj, Djimsiti, Grezda dhe Dermaku u ndalën për mikrofonin e gazetarit Altin Sulçe, ku për "Ora News" deklaruan:

Mërgim Mavraj: Kemi pasur shumë ndryshime në mbrojtje. Gjatë pjesës së dytë kemi pasur shumë ndryshime, disa gjëra që nuk kanë funksionuar por është një gjë normale. Në pjesën e parë kemi pasur shumë raste, kemi bërë mirë. Grezda kishte dy mundësi shumë të mira për të shënuar, në fund Balaj. Gjithsesi në ndeshje miqësore nuk funksionon gjithçka, por mendoj se me mendje dhe me një këmbë ishim në Izrael.

Berat Djimsiti: Kanë ardhur disa lojtarë të rinj. Gjithsesi kanë bërë mirë në fushë, gjithë skuadra bëri mirë por duhet të ishim më të saktë përballë portës.

Bekim Balaj: Mendoj se mund të bënim akoma më shumë. Por duke parë që kjo ndeshje miqësore është para ndeshjes me Izraelin përqendrimi maksimal dhe vëmendja maksimale është te ai takim, pra kjo ndeshje ishte si nxehmje dhe një provë për lojtarët e rinj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/miqesorja-ndaj-jordanise-flasin-protagonistet-ruajtem-energji-ndeshjen-me-izraelin

Recommended