Balla: As Saliu nuk i beson më historitë e Lulit, video e kunatit të Babales në oborrin e SHQUP-it

  • 6 years ago
TIRANE-Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit deklaroi sot se ?Babaja? është një ?puç? nga Partia Demokratike, që do i mbetet si njolla më e madhe në historinë e pluralizmit shqiptar. Ai kërkoi nga Basha që të distancohet nga videoja e dytë që sipas tij është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i bashkisë së Bashës, Florenc Hoxha.

Videoja është tërësisht me përmbajtje të pavërtetë. Filmimi është bërë në oborrin e SHQUP-it, nga ish-drejtori i bashkisë së Lulit. Në kushtet e tentativës së përsëritur për të hedhur baltë, po them që janë 3 aktorë në ?Babale 1?, Fredi Alizoti, Albert Veliu dhe Ervin Salianji. Unë nuk do të bëj më kallëzim, por në regjistrim Babalja dhe Alizoti pranuan se PD u ofroi nga 100 mijë euro për kokë dhe në përgjimin e prokurorisë. Në krye të këtij puçi është Partia Demokratike. Detyra e PD është zyrtarisht duhet të distancohet ose do të mbajë një njollë të rëndë, jo vetëm për vete, por të gjithë historinë e kësaj partie, që në këto 28 vite ka merita të shkëlqyera, por me Bashën Berisha i vuri vulën e turpit kësaj partie.

Taulant Balla
Në videon e dytë të publikuar dje nga deputeti i PD, Salianji, Alizoti pretendon se është marrë me forcë nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, për të dhënë në Prokurori dëshmi të rremë lidhur me çështjen "Babale". Gjithashtu, ai pretendon se është takuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili i ka premtuar para për të ndryshuar versionin e ngjarjes.

Por, si Policia e Shtetit ashtu edhe deputeti socialist, Taulant Balla, mohojnë akuzat e Fredi Alizotit. Por nga ana tjetër, sipas përgjimeve të Prokurorisë të cilat "Shqiptarja.com" i publikoi ekskluzivisht tre ditë më parë, Fredi Alizoti në biseda telefonike me "Babalen" por edhe persona të tjerë si Florenc Hoxha dhe Erzen Breçanin, ish-policë në kohën e PD, thotë se zërin e Agron Xhafajt, vëllain e ministrit të Brendshëm e ka bërë ai, si dhe për vënien në jetë të këtij skenari do paguheshin 200 mijë euro nga deputeti me mbiemër Salianji.

Gjithashtu, Alizoti shprehet i zhgënjyer me Albert Veliun, i cili nuk i ka dhënë asnjë lek dhe ishte larguar në drejtim të Kosovës për azil. Ndërkohë që për këtë cështje edhe deputeti i PD, Ervin Salianji është zyrtarisht nën hetim për kallëzim të rremë. Report Tv mëson se deputeti demokrat është thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të paraqitet të premten për t?u marrë në pyetje lidhur me denoncimin e audio-përgjimit të Albert Veliut (Babales) ku pretendon se është Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Salianji do pyetet nga prokurorët Gentjan Osmani dhe Përparim Kulluri.

Recommended