Ora News - Tiranë, Policia ndjek dhe plagos 28 vjeçarin. "Ishte goditje e pavullnetshme"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 28 vjeçar është plagosur nga policia mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si Shkolla e Bashkuar në Tiranë.

Denoncimi i PD-se

Fillimisht lajmi u denoncua në profilin e facebook nga deputeti demokrat Ervin Salianji. Duke shoqëruar postimin dhe me një video të djalit në spital, thuhet se i riu pasi është qëlluar me pistoletë është dhunuar fizikisht nga policia dhe kjo e fundit po përpiqet ta fshehë ngjarjen.

"Mbrëm? policia e shtetit ka gjuajtur me armë dhe ka plagosur qytetarin Sidian Tabaku, pasi e ka plagosur ka ushtruar dhune fizike. I plagosuri ndodhet ne spitan ne shtetrrethim qe policia te fshehë ngjarjen. As familjaret dhe askush nuk lehohet te takoje qytetarin. Ministria e Brendshme duhet te marre masat per te bere transparence per ngjarjen dhe te kujdeset per shendetin e te demtuarit. Çfaredo lloj dhune dhe kercenimi ti bejnë ky nuk do te jete nje Xhisiela 2!" shkruan Salianji.

Deshmia e te plagosurit

Për median Sidian Tabaku tregon se policia e ka ndjekur prapa dhe e ka qelluar

"Ishte ora 23: 10 kur nga Shkolla e Bashkuar po shkoja drejt spitalit .. (spital privat). Më vijnë dy patrulla policie që ishin me motora. Pa pikë arsye qëlluan për herë të parë. U tremba dhe ika. Ata po më ndiqnin dhe donin të përplaseshin me mua që të më rrëzonin. U shmanga dhe një pjesë të rrugës vijnë dy motora me shpejtësi më ngrenë në ajër dhe bie me kokë në asfalt. Ngrihem dhe aty plas pistoleta. Një plumb më kap në këmbë. Herën e parë që afruan qëlluan drejt. Qëlluan 4 herë po një më kapën" tregon Sidiani.

Në momentin kur u mor në intervistë (ora 13- 14:00) 28 vjeçari deklaroi se policia ende nuk e kishte marrë në pyetje.

Polici beri qitje te pavullnetshem

Përmes një reagimi zyrtar që SHÇBA shpërndau rreth orës 15:00 jepet një version tjetër i ngjarjes. Sipas saj 28 vjeçari është plagosur nga një goditje e pavullnetshme e pistoletës së efektivit dhe se djali nuk është dhunuar por është dëmtuar pasi është rrëzuar nga motori. Po kështu Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat informon se ka nisur procedim ndaj policit B.B.

"Në datë 1 tetor 2018, rreth orës 23:00 shtetasit S.T., duke lëvizur me një çiklomotor pa kaskë mbrojtëse, në ?Rrugën e Dibrës?, iu bë shenjë nga një patrullë e Policisë për të ndaluar. Ai nuk ka ndaluar, por ka shtuar shpejtësinë dhe është futur në një rrugicë përballë spitalit ?Nënë Tereza?. Për disa minuta ndjekje, nuk i është përgjigjur urdhrave të Patrullës së Policisë. Gjatë lëvizjes nëpër rrugica, i riu është rrëzuar nga motorri dhe ka vijuar lëvizjen me vrap. Punonjësi i Policisë më afër tij, në ndjekje e sipër ka dyshuar se shtetasi S.T. ka patur në dorë një send të dyshimtë si armë zjarri.

Kështu efektivi ka nxjerrë armën e shërbimit për ta mbushur, për çdo eventualitet a rrezik, pasi ndjekja po vijonte në gjysëm errësirë në rrugica. Në këto kushte arma e punonjësit të Policisë ka realizuar qitje të pavullnetshme."

Pas kësaj, punonjësit e Policisë kanë vi...

Recommended