Report TV - Me tuta ‘ushtarake’, bluzë me tigër, dalja e parë publike e djalit të deputetit Rrahja

  • 6 years ago
Shqiptarja.com ka siguruar foto ekskluzive nga shfaqja për herë të parë e Rexhep Rrajës në publik, që nga moment kur djali i deputetit u bë personazhi kryesor i politikës dhe u vu në qendër të diskutimit publik.

I veshur me rroba sportive, një palë tuta me dizenjo ushtarake, një bluzë të zezë me trëndafila të kuq, dhe një tigër të stampuar, si edhe xhupi i kuq, Rraja duket i qetë para trupit gjykues.

Pritet që ai të njihet sot me masën e sigurisë, ndërkohë që akuzohet për përndjekjen e Xhisiela Malokut.

Recommended