Report Tv-Dosja Rraja, LSI: Shteti i kalbur dhunoi Xhisielën, vendi duhet shpëtuar sot

  • 6 years ago
TIRANE-Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ashtu si PD, akuzoi sot sërish nga një deklaratë për mediat shumicën se ka mbrojtur djalin e deputetit Rraja. ?Edhe pse një vajzë e re kishte denoncuar në polici dhunimin barbar, me vetëdije jo vetëm që nuk kanë vepruar për të ndaluar dhunuesin, por e kanë ndihmuar atë të eci i lirë. Kjo sepse dhunuesi ishte djali i deputetit të partisë në pushtet. Marr shkas ti rikujtoj këtu të gjithë atyre punonjësve të institucioneve që kanë marrë pjesë në këtë skemë, si dhe të gjithë eksponentëve të Rilindjes që nuk kanë dënuar aktin për shkak se dhunuesi i vajzës dhe shokët e babit të tij janë pjesë e rilindjes? tha ajo.

Deputetja e LSI vijon më tej duke thënë se rasti i Xhisielës tregon më së miri se si të gjithë ne jetojmë në një vend të padrejtësive. ?Jetojmë me një sistem kriminal, ku njerëzit e pushtetit përdhunojnë, vrasin, trafikojnë njerëz apo drogë dhe nuk dënohen. Ajo vajzë mund të ishte vajza juaj, mbesa juaj, dhe do ishit ju sot në vend të Xhisielës që të kërkonit drejtësi përpara arrogancës së pushtetit që mbron dhunuesin për shkak se është djali i deputetit?.

Recommended