Vuçiç zbulon axhenden e bisedimeve me Putin në Kremlin - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, pritet të vizitojë Kremlinin më 2 tetor. Para gazetarëve në Nish, kreu i shtetit kërkoi mbështetjen e Rusisë për çdo vendim që Serbia do të marrë në të ardhmen. Aleksander Vuçiç: ?Do ta informoj presidentin Putin për çështjet me rëndësi për Serbinë. Çfarëdo që bëjmë, partnerët tanë rusë duhet jo vetëm të jenë të informuar, por duhet të na mbështesin. Pa mbështetjen e rusëve, çdo gjë që bëjmë është e pakuptimtë?. Vuçiç zbuloi gjithashtu temat që do të diskutohen në takimin me presidentin Vladimir Putin. ?Së pari do të zhvillojmë një bisedë private 4 orëshe, dhe më pas me delegacionet, takime të cilat janë të rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Do të fokusohemi tek çështjet ekonomike dhe projektet për të rritur tregtinë me Federatën Ruse, Gjermaninë dhe SHBA-të, por edhe çështjet themelore politike që lidhen me Kosovën dhe Metohinë, temë kjo e një rëndësie të madhe për Serbinë.? Presidenti serb theksoi se Vladimir Putin i kushton vëmendje të madhe situatës në rajonin e Ballkanit. Më tej ai njoftoi se Vladimir Putin, do të vizitojë Serbinë shumë shpejt.

Recommended