Safet Bajri nuk do të ekstradohet

  • 6 years ago
Safet Bajri nuk do të ekstradohet në Belgjikë, por do ta vuajë dënimin e tij në burgjet shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga ministri belg i Drejtësisë Koen Geens, i cili deklaroi për mediat vendase se transferimi i Safet Bajrit nuk është i mundur.
Geens shpjegon se Belgjika dhe Shqipëria nuk kanë një marrëveshje për ekstradimin e të dënuarve, por nga ana tjetër ekziston një marrëveshje për njohjen e dënimeve mes dy vendeve. Ministri belg pranon se transferimi i dosjes së Bajrit nuk u bë më herët për shkak të një gabimi njerëzor. Drejtësia belge e ka dënuar atë me 22 vite. Në kërkim nga grupi i Bajrave, mbeten Nelson Hysa dhe Enver Bajri. Ky i fundit konsiderohet si drejtuesi i grupit. Policia dyshon se ai fshihet ne Belgjikë ose në Holandë, aty ku grupi merrej me trafikun dhe shitjen e drogës.

Recommended