Ora News - Basha reagon për ndëshkimin e 10 prokurorëve: Po mbyllet dosja "Tahiri"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, akuzoi kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku se me vendimin për procedim disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Krimeve të Rënda do të mbyllë hetimet për miqtë e Kryeministrit që janë kapobandat e trafikut të drogës.

Sipas Bashës, po këta njerëz të lidhur me krimin kanë edhe kontrollin ekonomik të vendit, ku tenderat i marrin po ata për të pastruar paratë.

Basha: Lidhja e politikës me krimin është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Provat e mbrëmshme janë tronditëse, prokurorja e kapur politike, shërbëtorja e Edi Ramës me një të rënë të lapsit ka lënë pa prokuror çështjen e Saimir Tahirit dhe çështjen e Emiljano Shullazit.

Siç kemi paralajmëruar, roli i saj është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën. Prokuroria sot është në mbrojtje të Saimir Tahirit, Fatmir Xhafaj, Jurgis Çyrbjes, është bërë gati lirimi i Shullazit, mikut të Tahirit dhe mikut të mikut të Ramës.

Është liruar Ermal Hoxha, i dënuar në rastin e fabrikës së kokainës së Xibrakës për sjellje të mirë sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllait të Kryeministrit, si një nga personat e përfshirë në fabrikën e kokainës në Xibrakë.

Krimi ka marrë kontrollin e qyteteve sepse ka bekimin e Ministrit të Brendshëm. Paratë publike përfundojnë në kontot bankare të politikanëve të korruptuar dhe kriminelëve të lidhur me ta përmes tenderave dhe PPP që në shumicën e rasteve përfundojnë në duart e personave me precedent të tmerrshëm kriminal.

Njerëz të dënuar në Itali, Greqi, SHBA, Holandë, Gjermani për trafik droge në kundërshtim me ligjet e vendit fitojnë qindra miliona euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/basha-reagon-ndeshkimin-e-10-prokuroreve-po-mbyllet-dosja-tahiri

Recommended