PDIU koalicion me PD - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me atë të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, pas një takimi kokë më kokë, këtë të dielë ato kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit me PDIU.



Lajmi është pohuar nga kreu I demokratëve Basha, ku përmes një deklarate për mediat i ka uruar mirëseardhje në aleancë Shpëtim Idrizit.

?Dua të ndaj këtë lajm me gjithë shqiptarët. Pozita është në frontin më të gjerë dhe me bashkimin e fronit. Është konkluduar me sukses marrëveshjen me PDIU. Opozita është më e fortë me bashkimin e gjithë aktorëve. Pas takimit me PDIU ne i shërbejmë interesit të qytetarëve. Opozita e bashkuar ka sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. Të largomë një orë e më parë aleancën e pushtetit me krimin që ka zaptuar institucionet dhe të çlirojmë vendin nga synimi i bandave. Të ofrojmë mundësi për të gjithë përmes parimeve dhe lirisë së sipërmarrjes. Bashkëpunim ynë do shtrihet në të gjitha fushat, më tepër shkëputjen e krimit nga politika. PD ka qenë dhe mbetet e angazhuar për të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë. Do garantojmë të drejtët e pronës për të gjithë shqiptarët e Camërisë?.



Ndërkohë shkëputjen nga koalicioni qeverisës e njoftoi vetë kreu i PDIU Idrizi, ku menjëherë nuk vonoi edhe oferta e Bashës, i cili nga Durrësi ftoi Idrizin që të ishte pjesë e nismës së opozitës për të larguar Ramën nga pushteti. Ndaj sot dy liderat zyrtarizuan marreveshjen.

Recommended